×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti refuzon ta quaj Skënderbeun hero kombëtar: luftoi për fe

    Insajderi
    29 January 2017 - 21:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Klemendi që drejton partinë “Fjala” nuk ka mundur ta nxjerrë nga goja fjalën “hero kombëtar” kur është pyetur për Gjergj Kastriotin – Skënderbeu.

    I pyetur direkt nëse sipas tij, Skënderbeu është hero kombëtar apo jo, Kelmendi që njihet për gjuhën e tij kontroverse islamiste, ka thënë se Skënderbeu ka luftuar për fe e jo për komb.

    “Nëse them se është hero kombëtar, atëherë do të bëhem sikurse këta politikanët e sotit që gënjejnë se Skënderbeu është hero. Nuk ia mohon askush vlerat, ka luftu, por lufta e tij ka qenë e karakterit fetar, dhe ne e respektojmë, sepse ne jemi shqiptar, sepse kemi në Kosovë edhe qytetarë të besimit të krishterë”, ka thënë Kelmendi në emisionin “n’Kosovë Show”.

    Sipas tij, lufta e Skënderbeut ka qenë fetare dhe se me flamur kombëtar kanë luftuar edhe shqiptarët që kanë qenë me Perandorinë Osmane.

    Këto pohime kanë ngjallur reagim të ashpër nga historiani  Zeqirja Idrizi sipas të cilit pohimet e Kelmendit janë komplet të pa bazuara dhe aspak profesionale./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark