×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Deputeti ukrainas vjen në Kuvend, deputetët ngriten në këmbë dhe duartrokasin

    Insajderi
    27 October 2022 - 10:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës. Kryeparlamentari Glauk Konjufca prezantoi një mysafir special.

    Deputeti nga Ukraina, Oleksiy Goncharenko i cili bëri bujë të madhe me fjalimin e tij në Këshillin e Evropës ku bëri thirrje për njohje të Kosovës ndodhet në Kuvend.

    “Të nderuar deputetë dhe ministra. Para se t’i fillojmë pikat e përhershme dhe pyetjet parlamentare, kemi sot në parlamentin e Kosovës, që është deputeti i Kuvendit të Ukrainës, që e përshëndesim dhe i urojmë mirëseardhje në Kuvendin e Kosovës”, tha Konjufca.

    Për luftën në Ukrainë dhe viktimat atje, Konjufca dhe deputetët e Kuvendit mbajtën një minutë heshtje.

    Ai do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

    Deputeti ukrainas me anë të një video në Twitter, njoftoi se do ta mbajë një fjalim në Kuvend.

    “Janë planifikuar takime me Presidentin dhe Kryeministrin. E gjithë bota e lirë duhet të bashkohet”, shkroi ai.

    Goncharenko thotë në video se “sot është ditë e madhe”, duke treguar se po përgatitet një konferencë e përbashkët për media e presidentes Vjosa Osmani dhe presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark