×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Deputetin e VV-së e kthejnë mbrapa në Norvegji, nuk ia pranuan kartën e vaksinimit

    Insajderi
    21 September 2021 - 12:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca, nuk është lejuar që të hyjë në Norvegji. Kjo për shkak se atij nuk i është njohur certifikata digjitale e vaksinimit e Kosovës, për shkak se e njëjta nuk është pjesë e Bashkimit Evropian.

    Kështu ka bërë të ditur vet Gjyshinca.

    “Kam qenë për vizitë te familja në Suedi, dhe kam planifikuar te vazhdoj edhe në Osllo të Norvegjisë. Mirëpo nga autoritetet norvegjeze më është bërë e ditur se ata nuk e njohin certifikatën digjitale të vaksinimit të lëshuar nga Republika e Kosovës me arsyetimin se shteti ynë nuk është pjesë Bashkimit Evropian dhe certifikata në fjalë nuk është e njejtë ”EU DIGITAL COVID PASS. Pastaj jam kthyer në Suedi/Gothenburg tek familja ime që jeton atje, ku kam vazhduar qëndrimin edhe për disa ditë të pushimit tim vjetor nga Kuvendi i Kosovës.”, ka thënë ai për Periskopin.

    Përveç deputetit, edhe shumë qytetarë të Kosovës që po udhëtojnë jashtë vendit po kanë vështirësi dhe po iu mohet hyrja në disa shtete evropiane, si pasojë e mos-njohjes së çertifikatës së vaksinimit.

    E për këtë problem, Gjyshica i VV-së ka thënë se Ministria e Shëndetësisë ka filluar punën për standardizimin e këtyre çertifikatave.

    “Ky është një problem për të cilin kemi marrë shumë ankesa nga qytetarët tanë që udhëtojnë nëpër Evropë. Te cilën e kam adresuar menjëherë të institucionet tona. Dhe për këtë ministria jonë e shëndetesisë ka filluar punën për standartizimin e çertifikatave tona të COVID me ato të Bashkimit Evropian.”, ka thënë ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark