×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Deputetja Bajrami i reagon Muratit: Shko në shtëpi

    Insajderi
    20 May 2023 - 20:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka fajësuar të shtunën Lidhjen Demokratike të Kosovës që e ka çuar në Gjykatën Kushtetuese ligjin për çmimet tavan, duke thënë se ky veprim ka bërë që shumë produkte vazhdojnë të mbajnë çmim të lartë, përtej normales.

    E lidhur me këtë deklaratë ministrit Murati ka reaguar ish-ministrja e Financave dhe deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami.

    Bajrami duke e quajtur patetik i është drejtuar Muratit me fjalët “shko në shtëpi se kjo nuk është punë për ty”.

    “Ju shkoj mandati me vaj në buzë. Duhesh me qenë tepër i dështuar, kur je në pozitën e ministrit të financave, në vitin e tretë të mandatit dhe i takon një qeverie që i ka të gjitha nivelet e pushtetit e krejt çka ke me thënë është se ‘LDK-ja s’po me len me punu’. Le ministër, shko në shtëpi se kjo nuk është punë për ty – populli thotë nuk shkon me zor”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

    Ajo tutje ka thënë se LDK-ja çdo herë ka qenë në mbrojtje të Kushtetutës së vendit.

    “Rënia e çmimit të derivateve dhe vajit ushqimor nuk është bërë me ligj, pikërisht tregu i lirë/konkurrenca e ka bërë këtë. Ju s’keni qenë në gjendje të ndërmerrni asgjë, andaj edhe në atë që ke thënë brenda disa rreshtave je kundërthënës edhe vetën”.

    Dhe në fund, deputetja ka pasur edhe një “këshillë të sinqertë” për Muratin.

    “Mos hartoni/votoni ligje antikushtetuese sepse prapë do të përfundojnë në Gjykatë Kushtetuese, prej tani po të tregoj që Ligji për Fondin Sovran është i tillë për shkak të nenit 65 të tij, andaj mos thuaj nesër  ‘LDK-ja i ka fajet’, sepse ne nuk ndjehemi në faj kur jemi në mbrojtje të Kushtetutës”, ka shkruar mes tjerash Bajrami.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark