×
Analiza

Deputetja Bajrami ia rikujton Kurtit skandalin me Ilir Murtezajn e ATK-së

Insajderi
26 September 2022 - 10:51
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri Albin Kurti përmes një statusi në Facebook numëroi “sukseset” e qeverisjes 18 mujore, ndër të cilat përmendi edhe se Administrata Tatimore e Kosovës, ka parandaluar dëmtim të buxhetit të shtetit në vlerë prej mbi 12 milionë euro. Pikërisht për këtë ka reaguar deputetja e LDK-së, Hykmente Bajrami, e cila ia ka kujtuar Kurtit se njeriu që e drejton këtë institucion, Ilir Murtezaj është zgjedhur jashtëligjshëm, dhe është i dënuar me 50 % të pagës

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmente Bajrami, ka komentuar qeverisjen 18 muajshe të Albin Kurtit, i cili një ditë më herët kishte përmendur shumë të arrituar madje edhe zhvillim ekonomik.

Kurti kishte deklaruar madje se edhe Administrata Tatimore e Kosovës, ka parandaluar dëmtim të buxhetit të shtetit në vlerë prej mbi 12 milionë euro.

Deputetja Bajrami, në mesin e shumë vërejtjeve që kishte për ato që tha kryeministri, ia kujtoi Kurtit, se Administratën Tatimore të Kosovës, e drejton njeriu që është zgjedhë jashtëligjshëm në këtë pozitë, shkruan Gazeta Insajderi.

Bajrami përmendi se si drejtori Ilir Murtezaj është dënuar me heqjen e 50% të pagës.

“ATK-ja edhe sot e kësaj ditë po udhëhiqet nga njeriu i cili është zgjedhë jashtëligjshëm, i ka kaluar mandati në fillim të këtij viti, i cili në Gjykatë e ka rrëzuar konkursin e shapllur nga ministri Murati, i cili merr vetëm gjysmën e pagës për shkak të shkeljeve që ka bërë në ATK dhe Qeveria e 51% nuk ka qenë në gjendje me gjetë një profesionist brenda ATK-së dhe me vendosë si UD”, tha deputetja Bajrami.

Deputetja madje e ka këshilluar kryeministrin të ketë kujdes me çka mburret.

“Kujdes me çka po krenohesh Kryeministër!”, tha më tej ajo.

Gazeta Insajderi, ka raportuar se si në muajin prill të këtij viti, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës ka marrë vendim për ndalimin e 50% të pagës mujore ndaj Ilir Murtezaj, Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës.  

Vendimi ishte marrë pasi Murtezaj nuk kishte zbatuar në plotni dy vendime të Këshillit, të cilat ishin marrë me 16 dhe 23 qershor.

Kështu thuhet në vendimin të cilin e ka siguruar Gazeta Insajderi.

“I ndalohet 50% e pagës mujore z.Ilir Murtezaj, Zëvendësues i Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës, për shkak se i njëjti nuk e ka zbatuar në plotni vendimin A.nr 461/2021 të datës 23.06.2021 dhe vendimin A.nr.484/2021 të datës 18.06.2021 të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës”, thuhet në vendim përcjell Gazeta Insajderi.

Po ashtu ceket se ndalesa e pagës do të bëhet deri në zbatimin e plotë të vendimeve nga ana e drejtorit.

Paga bazë e drejtorit Murtezaj është 1 mijë e 193 euro, pas vendimit të Këshillit të Pavarur Mbikqyrës, ai do të marrë 495 euro më pak.

Përveç këtij vendimi, Gazeta Insajderi ka raportuar edhe për se si Administrata Tatimore e Kosovës, ka dështuar gjatë dy muajve të arrijë targetin që i kishin vendos vetës.

Sipas dokumenteve interne del se se gjatë muajit qershor ATK kishin planifikuar të mblidhnin mbi 52 milionë euro tatime nga bizneset por inkasuan vetëm 42 milionë. 

Kurse në muajin maj nga 47 milionë sa planifikonin, kanë inkasuar vetëm 43 milionë euro.

Skandali u thellua edhe më shumë kur nga këto dokumente doli se bizneset në Kosovë i kanë shtetit borxh 131 % më shumë sesa para dy vitesh.

Derisa se në janar të vitit 2020 borxhi i bizneseve ndaj shtetit ishte 357 milionë, sipas dokumentacioneve interne të ATK-së që ka siguruar Gazeta Insajderi del se ky borxh ka arritur në mbi 471 milionë euro.

Vetëm në Departamentin e Tatimpaguesve të mëdhenj, del se shifra e borxhit të biznesve ka arritur në 55 milionë nga 20 milionë.

Sipas dokumenteve interene që ka siguruar Gazeta Insajderi nga ATK del se nga 79 milionë sa ishte borxhi në bizneset e “Prishtina 1”, në vitin 2022 ka arritur në 96 milionë.

Kurse bizneset e “Prishtina 2” siç janë të ndara nga ATKnga 35 milionë në 47 milionë ndërsa në “Prishtina 3”

Bizneset nga Gjilani nga shuma prej 29 milionë eurove ka arritur në 34 milionë euro. Derisa ato nga Ferizaj nga 39 milionë euro, i kanë borxh shtetit 49 milionë euro.

Bizneset e komunës së Prizrenit të cilat sipas Administratës Tatimore të Kosovës, janë ndarë në dy kategori i kanë shtet borxh në total nga 44 milionë euro në 47 milionë euro.  

Boxhi I bizneseve të Gjakovës nga 10 milionë është rritur në 12 milionë, i atyre të Pejës nga 27 milionë në 32 milionëeuro derisa bizneset e Mitrovicës nga 29 milionë në 38 milionë. 

Gazeta Insajderi, ka zbuluar se Administrata Tatimore e Kosovës ka dështuar në mbledhjën e tatimeve të bizneseve, përgjatë tërë kohës së “revolucionit”, të 14 shkurtit.  Rreth 40 milionë euro janë zhdukur.

Rregullativa ligjore parasheh zhvleftësimin e një borxhi tatimor, nëse shteti nuk arrinë ta inkasojë atë brenda gjashtë viteve. Një ditë pasi të kalojnë gjashtë vite, Administrata Tatimore detyrohet që t’ia fshijë biznesit borxhin nga sistemi. /Gazeta Insajderi

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark