×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Deputetja britanike i bashkohet thirrjes së Sunakut për ulje të tensioneve në veri

    Insajderi
    09 July 2023 - 16:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka shpërndarë një fjalim të kryeministrit të vendit të saj, Rishi Sunak, ku bënte thirrje për ulje të tensioneve në veri të Kosovës.

    Kearns ka shkruar se Britania duhet ta zgjasë mandatin e KFOR-it në Kosovë.

    “Jemi në një zonë të diplomacisë, koha për të mbrojtur stabilitetin është tani. Mbrojtja nuk është një përshkallëzim”, ka thënë Kearns në Twitter.

    Rishi Sunak ditë më parë e pati një paraqitje para Komisionit të Ndërlidhjes së Parlamentit britanik, ku deputetët e patën mundësinë t’i shtronin pyetje.

    Shefi i ekzekutivit britanik u pyet nëse ka dështuar parandalimi i tensionimit të situatës në Ballkanin Perëndimor.

    “Sekretari i Jashtëm (James Cleverly, shën.red.) u ka thënë kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë se kanë përgjegjësi për uljen e tensioneve”, ka thënë Sunak në këtë komision.

    Ndërkaq, në lidhje me misionin ushtarak të BE-së në Bosnje e Hercegovinë, ai tha se Britania e sheh të njëjtin si qenësor për stabilitetin në rajon.

    Kur u pyet nëse do të dërgojë një ndërmjetës special për procesin e paqes, Sunak u përgjigj: “Mbretëria e Bashkuar do të ishte e hapur për një gjë të tillë, në një kohë kur mund të jetë e dobishme”. 

    The UK should re-join EUFOR and extend KFOR’s mandate in Kosovo.

    We are in the era of Deterrence Diplomacy, the time to defend stability is now.

    Defence is not an escalation. pic.twitter.com/EhVjCay9XB— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) July 9, 2023

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark