×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Deputetja britanike i reagon BE-së, pasi pritet të marrë masa kundër Kosovës

    Insajderi
    28 June 2023 - 20:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e parlamentit të Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, ka kritikiar Bashkimin Evropian, pasi kjo e fundit ka përgatitur masa ndëshkuese ndaj Kosovës.

    Në një shkrim në Twitter, Kearns tha se diplomacia e BE-së ka dështuar në raport me Kosovën.

    Ajo ka shtuar se BE-a nuk po tregon produktivitet për deeskalimin e situatës në veri, dhe kështu në këtë mënyrë po e inkurajon Beogradin për të vazhduar më tej.

    “Bashkimi Evropian është joproduktiv për de-përshkallëzimin e situatës në veri, duke inkuarjuar Beogradin i cili: -Ndërhyri në zgjedhjet, rrëmbeu ilegalisht tre policë të Kosovës, financon militantët. Megjithatë nuk ka pasoja. Kjo është e rrezikshme”, ka shkruar Kearns.

    Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim i Komisionit Evropian, Jan Koopman dje ka thënë se po përgatiten një sërë masash ndaj Kosovës.

    Ai përmendi pezullimin e punës të të gjitha grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA), pezullimin e financimit të programeve të BE-së, mosmiratimin e projekteve nga Fondi për investim në Ballkanin Perëndimor si dhe pezullimin e takimeve në nivele politike.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark