Deputetja britanike, Alicia Kearns, e cila një ditë më parë u kërcënua me hetime nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas deklaratave të saj se Serbia po kontrabandon armë me autoambulanca drejt kishave ortodokse në Kosovë, ka bërë një reagim në rrjetin social Twitter.
Kearns ka publikuar një thënie të Winston Churchill ku ai flet për të vërtetën.
“E vërteta është e padiskutueshme, e keqja mund ta sulmojë atë, injoranca mund ta përqeshë atë, por në fund, ja ku është”, ka shkruar ajo.
The truth is incontrovertible.
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) July 7, 2023
Malice may attack it, ignorance may deride it, but in the end, there it is.
Winston Churchill.