×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Deputetja e Kurtit, e dënuar për korrupsion, shfaqet brutale kundër mësuesve

    Insajderi
    04 October 2022 - 23:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e VV-së, Jetmire Vrenezi, me një status në Facebook pak para mesnatës ka sulmuar mësuesit që po kërkojnë pagat e tyre.

    Ajo me anë të një postimi në Facebook ka thënë se do të ishte e padrejtë ndaj taksapaguesve që mësuesve t’u ekzekutohen pagat nëse ata nuk pajtohen t’i kompensojnë orët e humbura.

    “Paga e shtatorit e mësimdhënësve, duhet të realizohet vetëm nëse sindikata pajtohet me vendimin e sotëm të ministres Nagavci. Zëvëndësim për orët e humbura dhe paga e shtatorit do të realizohet si avans. Pa këtë kusht, realizimi i pagës do të jetë padrejtësi ndaj taksapaguesve dhe privilegj i padrejtë për mësimdhënësit”, ka shkruar ajo.

    Jetmire Vrenezi  në vitin 2019 u dënua me tri vjet burg dhe dy mijë euro gjobë për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga Gjykata Themelore në Prizren, ku këtë vepër penale dyshohet se e kishte kryer në cilësinë e Drejtoreshës së Inspeksionit në Prizren, në kohën kur kjo komunë udhëhiqej nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Dënimi i saj kishte të bëjë me rastin e qendrës tregtare Abi Çarshia në Prizren, ku tejkaluan kompetencat e tyre të detyrës.

    Postimi i plotë i Vrenezit:

    Të gjithë qytetarët jane taksapagues pa dallim. Edhe mësimdhënësit. Është e padrejtë ndaj taksapaguesve, qytetarëve të këtij vendi që nga taksat e tyre t’u paguhen pagat e shtatorit mësimdhënësve për punën që s’e kanë bërë. Asnjë kategori e shoqërisë nuk është më e privilegjuar se tjetra.

    Paga e shtatorit e mësimdhënësve, duhet të realizohet vetëm nëse sindikata pajtohet me vendimin e sotëm të ministres Nagavci. Zëvëndësim për orët e humbura dhe paga e shtatorit do të realizohet si avans. Pa këtë kusht, realizimi i pagës do të jetë padrejtësi ndaj taksapaguesve dhe privilegj i padrejtë për mësimdhënësit.

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    01 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark