×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e LDK-së: Konjufca le të flasë për dështimet e veta

    Insajderi
    18 January 2024 - 10:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.
    Shkruan: - Njomza Kosumi

    Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka komentuar një deklaratë të kryetarit të Kuvendit, duke u shprehur se ai nuk është përcaktues i zgjhedhjeve, shkruan Insajderi.

    Krasniqi thotë se si LDK ia kanë vendin në zgjedhje lokale ku pas gjashtë muajsh kanë rezultuar të parët në to.

    Glauk Konjufca nuk është përcaktues i zgjedhjeve, sepse në to votojnë qytetarët e Kosovës. Ne si LDK vetëm ia kemi vendin në zgjedhje lokale, ku pas gjashtë muajve kemi dalë partia e parë në zgjedhje lokale”, transmetoi ajo në një emision në T7.

    Më tej, deputetja e LDK-së theksoi se Konjufca duhet të flasë për dështimet e veta, dhe të mos bëhet përcaktues.

    Dhe ka qenë një deputet i tyre ku shumë herë ka votu kundër ose ka abstenuar. Duhet me dalë me fol për dështimet e veta, e mos me u bërë përcaktues, sepse nuk është përcaktues Glauk Konjufca për asnjë parti politike”, ka deklaruar Krasniqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark