×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Deputetja e LDK-së: Nuk e di a ka Kurti fytyrë që t’u dalë përpara familjarëve të të pagjeturve

    Insajderi
    09 August 2023 - 21:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK’së, Rrezarta Krasniqi tha se kryeministri Albin Kurti i ka harruar personat e pagjetur.

    Krasniqi ka thënë se Kurti ka rehabilituar në qeverisje njerëz që kanë qenë të përfshirë në luftën e fundit, duke nënkuptuar për Radoica Radomiroviq.

    Ajo tha se nuk e dinë nëse Kurti ”ka fytyrë t’iu dalë përpara familjarëve të pagjeturve”.

    ”Erdhi në pushtet me zotimet për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, sot i ka harruar ata. I ka harruar dhimbjet e shumë nënave.  Për me keq, ka nisur t’i rehatoj në funksione shtetërore individ që shërbyen nën uniformat ushtarake serbe. Nuk e di a ka fytyrë që t’u dalë përpara familjarëve të pagjetur?”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark