×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e LDK-së thirrje BE-së për heqjen e masave ndaj Kosovës

    Insajderi
    16 January 2024 - 11:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.
    Shkruan: - Njomza Kosumi

    Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, në cilësinë e kryetares së Komisionit për Integrim Evropian, ka marrë pjesë në takimin e Kryetarëve të Komisionit Parlamentare për Çështjet e Bashkimit Evropian të Parlamenteve të BE-së (COSAC), e cila po mbahet në Namur të Belgjikës, shkruan Insajderi.

    Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shprehur optimizëm për Bashkimin Evropian, t’i japë Kosovës statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.

    Më tej, ajo i ka bërë thirrje BE-së për heqjen e masave ndaj Kosovës.

    Postimi i plotë:

    Në cilësinë e kryetares së Komisionit për Integrim Evropian, sot mora pjesë në takimin e Kryetarëve të Komisioneve Parlamentare për Çështjet e Bashkimit Evropian të Parlamenteve të BE-së (COSAC), i cila po mbahet në Namur të Belgjikës.

    🟢Shpreha optimizëm që Bashkimi Evropian gjatë presidencës belge do ta ketë parasysh Kosovën dhe ti jap statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, për çka kërkova mbeshtetjen e shteteve anëtare të BE-së

    🟢Bashkimit Evropian i bëra thirrje për heqjen e masave ndaj Kosovës

    🟢Pesë shteteve anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën, u bëra thirrje ta njohin shtetësinë sepse ka ardhur koha që ato të ndryshojnë qendrimin e tyre.

    Po ashtu, gjatë zhvillimit të punimeve të COSAC-ut u takova me përfaqësues të ndryshëm të parlamenteve të shteteve anëtare të BE-së, por edhe të institucioneve të BE-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark