Insajderi
Lajme

Deputetja e LDK’së publikon faturën: Çmimi i librave arrin 110 euro, subvencioni prej 80 eurosh nuk mjafton

Insajderi
31 August 2025 - 21:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Deputetja e LDK’së publikon faturën: Çmimi i librave arrin 110 euro, subvencioni prej 80 eurosh nuk mjafton
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu ka publikuar një faturë që tregon shpenzimet e blerjes së librave të klasës së shtatë.

Lushaku-Sadriu ka thënë se kostoja e asaj fature është 110 euro, pa përfshirë fletoret dhe mjetet e tjera të nevojshme për nxënësit, shkruan Insajderi.

“Kjo është një faturë e blerjes së librave të klasës së shtatë, pa i llogaritur fletoret e mjetet e tjera të nevojshme për nxënësit. E kam një pyetje për prindërit: A ia keni dalë t’i siguroni librat me një çmim prej 80 eurosh, aq sa është planifikuar subvencionimi? Unë jo“, ka shkruar ajo. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark