×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Deputetja e PDK’së: Kurti i ka mbjellë hapat e parë të sistemit autokratik

    Insajderi
    22 December 2023 - 13:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK’së, Ariana Musliu Shoshi, e ka quajtur pushtet autoritar qeverinë në krye me Albin Kurtin.

    Për këtë fundvit, me rendësi është me ditë se përpjekja e vetme dhe kryesore e pushtetit të Albinit është të vendos sistem autokratik – i njohur gjithashtu si autoritarizëm“, tha ajo.

    Musliu Soshi tha se kryeministri Kurti i ka mbjellë hapat e parë të instalimit të sistemit autokratik

    P.sh. Tentimi për të dobësuar institucionet, si parlamentin dhe gjyqësorin, që ofrojnë kontrolle dhe ekuilibra; Pra, çelësi është përdorimi i mjeteve ligjore që përfundimisht i japin legjitimitet demokratik rrëmbimit të pushtetit“, ka shkruar deputetja në Facebook.

    Ndryshe, sistem autokratik nënkupton nënshtrim a bindje të verbër e pa kundërshtim ndaj pushtetit dhe autoriteteve. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark