×
  • Lajme
  • Insajderi

    Deputetja e VV-së kritikon Ramën: Kaq për largpamësinë e tij

    Insajderi
    02 July 2023 - 11:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Fitore Pacolli ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama lidhur me deklaratat e tij për “Ballkanin e Hapur”.

    Së fundmi kryeministri shqiptar, ka deklaruar se nisma “Ballkani i Hapur” e ka përfunduar misionin për të cilin ka lindur, dhe se tash rruga kryesore është Procesi i Berlinit.

    Deputetja Pacolli në një postim në Twitter ka cituar dy deklarata të kryeministrit Rama të dhënë në nëntor 2022 dhe korrik 2023, ku ka shkruar “kaq për largpamësinë e tij dhe këshillave të tij për Kosovën”.

    Rama tha se Procesi i Berlinit është aksi kryesor.

    “‘Ballkani i Hapur’ ishte një iniciativë që lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara Procesin e Berlinit dhe e ka kryer atë mision për të cilin lindi. Ne duhet të futemi me kokë tani në Procesin e Berlinit sepse e kemi këtë mundësi, e kemi Procesin e Berlinit në Tiranë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark