Deputetja e Vetëvendosjes, Adriana Matoshi, përherë merr vëmendje me veprimet e saj.
Ajo në rrjete sociale është gjithmonë aktive, duke sjell imazhe nga jeta dhe karriera profesionale. Matoshi së fundmi ka habitur ndjekësit përmes një videoje që ajo vendosi ta ndajë me ta.
Ajo shfaqet duke shkëmbyer puthje me një vajzë, që rezulton të jetë artistja Time Aliu.
Një gjest i tillë ka ardhur si pasojë e një trendi në Tik Tok, ku supozohet të shkëmbesh puthje pa e ditur pala tjetër.
Aliu ndërkohë mbeti e habitur nga veprimi i aktores, e cila ia doli mbanë me realizimin e trendit.