×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Deputetja e VV-së u përfshi në një aksident bashkë me disa familjarë, tregon si e kanë gjendjen

    Insajderi
    19 July 2023 - 20:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti ka qenë e përfshirë në një aksident.

    Bashkë me të kanë qenë edhe fëmijët dhe gjyshi. Por ajo thotë se ajo dhe familjarët e saj janë mirë.

    ”Familjarë e miq që jeni shqetësua sot nga lajmi i aksidentit, fëmijët, gjyshi dhe unë jemi mirë.  Shpëtuam fatbardhësisht. Ju falënderoj shumë për kujdesin! E paçit shëndetin“, ka shkruar ajo në Facebook.

    Aksidenti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

    “Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Bedrush Çollaku’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark