×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Deputetja norvegjeze në KiE: Kurti ka thënë se e nënshkruan draft-statutin e Asociacionit

    Insajderi
    16 April 2024 - 19:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në Strasburg të Francës ka nisur seanca në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës ku do të diskutohet dhe shqyrtohet kërkesa e Kosovës për anëtarësim.

    Deputetja norvegjeze, Zsolt Németh tha në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka thënë raportueses Dora Bakoyannis se është i gatshëm ta nënshkruajë draft-statutin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Ajo tha se Norvegjia beson se themelimi i Asociacionit do të ndodhë.

    “Kryeministri Albin Kurti ka konfirmuar para zonjës Bakoyannis që ai është i gatshëm ta nënshkruajë draft-statutin për themelimin e Asociacionit. Pra, është pritje e jona e qartë që kjo do të ndodhë. Nëse edhe kur Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Europës, sigurisht që shteti do të vendoset nën monitorim”, tha ajo, duke theksuar tutje se “anëtarësimi nuk është stacioni i fundit”, tha ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark