×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Deputetja Statovci e quan Serbinë “Rusi në miniaturë”, pas arrestimit të Sandulloviqit

    Insajderi
    05 January 2024 - 20:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, vlerëson se është sfidë dhe fat i keq që Kosova e fqinj shtetin e Serbisë.

    Deputetja këtë e ka thënë pas arrestimit nga BIA serbe dhe torturimin që i është bërë liderit të Partisë Republikane Serbe, Nikola Sanduloviq, derisa Serbisë i është referuar, Rusi në miniaturë.

    “Arrestimi, tortura dhe helmimi i liderit opozitar serb Nikola Sanduloviç na kujton me çfarë kemi pasë të bëjmë historikisht si komb, dhe me çfarë kemi të bëjmë akoma si fqinj. Teknika e përdorimit të shërbimeve sekrete për shkatërrimin e oponencës politike, është karakteristikë vetëm e vendeve që luftojnë fuqishëm vlerat e demokracisë, pra vlerat perëndimore”, ka shkruar Statovci.

    “Fatkeqësisht, tashmë mund të shihet edhe më qartë se Kosova ka në kufi një shtet satelit rus, që tenton të mashtrojë perëndimin, por minon çdo vlerë të përbashkët me Perëndimin”.

    Postimi i plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark