Lugano ndahet baras (1:1) me Luzernin, në takimin e javës së 20-të të elitës së futbollit zviceran.
Ky ballafaqim ka qenë edhe derbi mes shqiptarëve.
Albian Hajdari e Kreshnik Hajrizi, u paraqitën nga minuta e parë dhe Uran Bislimi nga minuta e 68-të për Luganon dhe kapiteni Ardon Jashari e Ismajl Beka po ashtu nga minuta e parë për Luzernin.
Abubakar shënoi në minutën e 16-të për Luzernin dhe Celar nga penalltia (37′) për Luganon.
Hajdari u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 73-të.
Lugano është në vend të katërt me 28 pikë dhe ka dy më shumë se Luzerni që gjendet një pozitë më poshtë.