Insajderi
Lajme

Derdhja e qumështit nga fermerët protestues, Haradinaj: Marre, sot mbizotëron lajmi për ndarjen e 350 milionë eurove për OJQ’të e afërta me pushtetin

Insajderi
10 May 2026 - 14:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Derdhja e qumështit nga fermerët protestues, Haradinaj: Marre, sot mbizotëron lajmi për ndarjen e 350 milionë eurove për OJQ’të e afërta me pushtetin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-deputeti i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar pas pamjeve të derdhjes së qumështit në lumenj dhe rrugë nga fermerët protestues.

Ai tha se ulja e çmimit të qumështit dhe mungesa e përkrahjes për prodhuesit vendorë po i detyrojnë fermerët të protestojnë në këtë formë.

Haradinaj kritikoi edhe ndarjen e 350 milionë eurove për organizata joqeveritare, që sipas tij janë të afërta me pushtetin, derisa fermerët po përballen me neglizhencë institucionale.

“Ky realitet nuk do koment, thjesht është marre”, deklaroi ai, duke kërkuar masa të menjëhershme për mbështetjen e sektorit vendor.

Në reagimin e tij ai rikujtoi edhe taksën 100% ndaj produkteve nga Serbia, duke thënë se ajo kishte ndikuar në rritjen e vlerës dhe fuqizimin e prodhuesve vendorë. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark