Shoferi i veturës që e ka goditur 80-vjeçaren sot në Drenoc të Klinës, e cila ka vdekur pas lëndimeve të marra, është dërguar në mbajtje për 48-orë.
Në një njoftim të dërguar nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar edhe Fadil Gashi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë.
E ndjera ishte goditur derisa ishte duke e kaluar rrugën me bashkëshortin e saj.