×
  • Lajme
  • Lajme

    Dërgohet në spital një grevist në Minierën e Trepçës, i keqësohet gjendja shëndetësore

    Insajderi
    24 October 2023 - 22:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një minator i Minierës së Trepçës është dërguar me ndihmë të shpejtë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, meqë të njëjtit iu është përkeqësuar gjendja shëndetësore pas grevës që po e mbajnë.

    Lajmi është konfirmuar nga kryesindikalisti i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi, i cili tha se ai me ndihmën e mjekësisë kujdestare në minierë është dërguar për në spital.

    “Për nja 10 minuta një grevist ka pasur probleme shëndetësore dhe kanë intervistu mjekësia kujdestare në minierë. Ai është dërguar për në për në spital”, deklaroi shkurtimisht për Insajderin Jonuzi.

    Minatorët e Minierës me Flotacion janë futur në grevë të martën pas mos-realizimit të pagës mujore të tyre.

    Pos tjerash, ata kanë kërkuar shkarkimin e kryeshefit aktual të Trepçës dhe përmirësimin e kushteve të punës. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark