Dërguti tregon përse e shikoi ndeshjen e kombëtares bashkë me Xhavit Halitin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dërguti tregon përse e shikoi ndeshjen e kombëtares bashkë me Xhavit Halitin

    Insajderi
    21 June 2016 - 20:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti dhe nënkryetari i parlamentit të Kosovës, nga PDK, ishin parë  bashkë në një ambient familjar duke e shikuar ndeshjen Rumani – Shqipëri.

    Ky “bashkim” i dy njerëzve që vijnë nga partitë më rivale në skenën politike në Kosovë,  kishte ngjallur komente të shumta.  Kjo gjë si duket e ka brengosur anëtaren e VV-se, e cila e ka parë të udhës që ta justifikojë praninë e saj në ambient të përbashkët me Xhavit Halitin e PDK-së.

    “Delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë (i përbërë nga Valentina Leskaj- Nënkryetare, Namik Dokle-deputet dhe Eduard Shalsi-deputet) dhe delegacioni i Kuvendit të Kosovës (Xhavit Haliti dhe unë), gjatë kësaj jave po ndjekin punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg. Rastisi këtë javë dhe ndeshja e Kombëtares me Rumaninë, e cila na bashkoi të dy delegacionet”, shkruan Dërguti.

    Ajo tha se fitorja e Kombëtares dhe “mikpritja e familjes Krasniqi e bënë këtë mbrëmje të paharruar”. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark