×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Deri në 32 gradë Celcius- ky është parashikimi i motit për sot

    Insajderi
    21 August 2023 - 08:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të mbaj mot me diell dhe vranësira të lehta.

    Sipas institutit, të hënën do të mbaj mot kryesisht me diell.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius.

    Sipas një njoftimit, të martën do të mbaj mot me diell dhe vranësira të lehta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius.

    “E mërkurë – Mot kryesisht i ngjashëm me ditën e marte. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 29-34 gradë Celsius. E enjte- Të enjten parashihet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës mund te sjellin riga shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale mbeten konstante, ndërsa ato maksimale parashihen të kenë rënie të lehta. Të premten – Dita e premte parashihet me diell dhe vranësira të pjesshme. Temperaturat mbeten pothuaj konstante me rritje të lehta në vlerat e maksimaleve. Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë. Indeksi UV mbetet i lartë prandaj këshillohet respektimi i udhëzimeve të IKSHP”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    08 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark