×
  • Sport
  • Sport

    Deri në 50 milionë euro bonuse, detaje nga kontrata e Mbappes me Real Madridin

    Insajderi
    19 February 2024 - 16:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Janë zbuluar detaje nga kontrata e Kylian Mbappes që thuhet se e ka nënshkruar sot me Real Madridin.

    Lajmin e bëri të ditur mediumi spanjoll “Marca”, ndërsa më pas mediat spanjolle zbuluan detaje të tjera rreth kësaj kontrate.

    Sipas tyre, futbollisti aktual i Paris Saint-Germain ka nënshkruar kontratë me madrilenët deri në verën e vitit 2029, pra për pesë vjet.

    Ndërkohë, është zbuluar edhe rroga vjetore e nënkampionit botëror.

    25 vjeçari në fakt do të paguhet nga 15 deri në 20 milionë euro në vit, ndërsa do t’i marrë edhe 50 milionë euro nga bonuset e kontratës.

    E prezantimi i tij planifikohet të bëhet në “Santiago Bernabeun” e ri.

    Mbappes do t’i skadojë kontrata me PSG-në në fund të këtij sezoni dhe nga 1 korriku do të jetë lojtar i lirë.

    Ai do ta realizojë ëndrrën e tij fëmijërore për t’u transferuar në Real Madrid.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark