×
  • Showbiz
  • Show

    Derisa Rita Ora këndonte në Hungari, dikush në publik e valviste flamurin e Kosovës

    Insajderi
    27 August 2023 - 14:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këngëtarja kosovare me renome botërore, Rita Ora performoi në Hungari të shtunën mbrëma në Festivalin e të Rinjve në Szeged.

    Por, Ritës gjatë interpretimit iu hodh nga adhuruesit një flamur i Serbisë.

    Këngëtarja në vend se ta largonte flamurin, e mori atë dhe e vendosi madje në krah. Ky gjest i saj ka ngjallë reagime të shumta në rrjete sociale.

    E, derisa ajo po bënte këto veprime me flamurin e shtetit që ende s’e njeh Republikën e Kosovës, dikush nga publiku vërehet që e kishte flamurin kosovar.

    Flamurin e shtetit më të ri evropian mund ta shihni nga sekonda 23 e videos së mëposhtme:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark