“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë - Insajderi
×
LifeStyle

“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë

Insajderi
08 May 2024 - 16:48
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kushti i vetëm që këto shenja të qëndrojnë përgjithmonë të dashuruara është që ndjenjat të jenë të ndërsjella. Të pranojnë dashurinë nga partneri dhe të kenë mbështetjen e tyre absolute.

UJORI

Ujori mund të mos jetë shenja më emocionale, por dijeni se ata janë një person që nuk vlerësojnë vetëm pamjen e jashtme tek partneri/ja. Për Ujorin, gjithçka ka të bëjë me mendjen, jo me imazhin. Ai nuk do t’i shohë kurrë rrudhat apo flokët e thinjura.

GAFORRE

Gaforrja është njeriu që kur dashurohet është besnik përgjithmonë. Kjo sepse partnerin e sheh si njeriun e saj. Personi me të cilin do të pleqërojë dhe me të cilin gëzohen fëmijët dhe nipërit e saj. Gaforres nuk i intereson nëse partneri i saj do të plaket dhe si do të jetë në pleqëri. Në sytë e saj ai do të jetë gjithmonë më i miri.

PESHQIT

Peshqit janë persona shumë emocionues. Ata lidhen shumë me njeriun e tyre dhe japin gjithçka për të. Kur ka dashuri dhe romancë në martesën e tyre, ajo do të zgjasë një jetë. Peshqit do vazhdojnë ta shohin partneren si herën e parë që u takuan.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark