Java e pestë në Superligë solli edhe derbin mes Sigal Prishtinës dhe Bashkimit, që përfundoi në të mirë të prishtinasve. Prizrenasit luftuan deri në fund, por nuk arritën përmbysjen.
Më i miri te kryeqytetasit ishte Derrick Wilson me 17 pikë, gjashtë kërcime e gjashtë asistime, duke u shpallur MVP i kësaj jave, që është hera e parë për në këtë edicion. Në anën tjetër bindshëm më i miri te prizrenasit ishte qendra Erik Copes, që kishte dyshifror të jashtëzakonshëm me 25 pikë e 17 kërcime, ndërsa shtoi edhe dy asistime.
Trepça vazhdoi me fitore, duke mundur Proton Cable Prizrenin si mysafire, ku më i miri te mitrovicasit ishte Drilon Hajrizi me 28 pikë, pesë kërcime e tetë asistime.
Peja ndërkohë ka regjistruar fitoren e pestë në pesë ndeshje radhazi, kësaj radhe duke mundur Istogun, derisa më i dalluari ishte Beck Terwell me 26 pikë, 12 kërcime dhe dy asistime.
Vëllaznimi regjistroi fitoren e parë në këtë edicion, duke rikthyer rezultatin ndaj Golden Eagle Yllit. Jordan Dallas me 13 pikë e 13 kërcime dhe një asistim ishte më i miri te kuqezinjtë.
Top 5
Derrick Wilson (Sigal Prishtina) 17 pikë, 6 kërcime, 6 asistime, 26 indeksi
Erik Copes (Bashkimi) 25 pikë, 17 kërcime, 2 asistime, 39 indeksi
Drilon Hajrizi (Trepça) 28 pikë, 5 kërcime, 8 asistime, 35 indeksi
Beck Terwell (Peja) 26 pikë, 12 kërcime, 2 asistime, 32 indeksi
Jordan Dallas (Vëllaznimi) 13 pikë, 13 kërcime, 1 asistim, 24 indeksi