×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Dëshmia që tregon bllokimin e merkatos për gjashtë skuadrat e Superligës nga FIFA

    Insajderi
    04 August 2022 - 15:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të mërkurën (dje) u raportua se gjashtë skuadreve të Superligës së Kosovës në futboll u është bllokuar merkato nga FIFA për shkak të obligimeve financiare që kanë ndaj futbollistëve.

    Bëhet fjalë për tre klubet e Superligës, Prishtinën, Llapin dhe Drenicën, teksa nga FIFA e kanë pësuar edhe Feronikeli dhe Arbëria nga Liga e Parë dhe Besa e Ligës së Dytë.

    Padyshim se “befasi” në këtë mes ishte përfshirja e Llapit, duke e ditur se së fundmi nuk ka pasur ndonjë raportim për parregullsi të çfarëdo lloji te kjo skuadër e Superligës.

    Pak minuta pasi publikuam artikullin, i menjëhershëm ishte reagimi i kryetrajnerit të Llapit, Tahir Batatinës, i cili për mediumet kosovare mohoi kategorikisht një gjë të tillë, duke i quajtur gënjeshtra e trillime raportimin tonë.

    Gjithsesi përveç Tahir Batatinës lajmi u mohua edhe nga skuadrat tjera që ishin përmendur, por qëllimi i mediumit tonë ka qenë vetëm që t’i informojë lexuesit e vet për bllokimin që kanë marrë këto skuadra nga FIFA.

    Siç mund ta shihni në foton më poshtë të siguruar ekskluzivisht nga Gazeta Olle, duke filluar nga Llapi, renditen gjashtë skuadrat kosovare që momentalisht e kanë të bllokuar merkaton nga FIFA.

    Merkato mund t’iu zhbllokohet klubeve shumë lehtë, mjafton vetëm që t’i paguajnë borxhet që kanë ndaj ish-futbollistëve dhe futbollistëve aktual dhe do të mund të regjistrojnë hyrje të reja në klubet.


    Si gjithmonë, “Olle” do të vazhdojë me raportime të sakta dhe të paanshme për secilën skuadër vendore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark