×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dëshmitarja serbe në gjykimin kundër Thaçit dhe të tjerëve po dëshmon pa masa mbrojtëse

    Insajderi
    17 August 2023 - 10:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, të enjten ka filluar të dëgjohet dëshmia e dëshmitares të 17-të me radhë në këtë çështje, me kodin 00772, Dragica Bozhaniq.

    E njëjta ka filluar të përgjigjet në pyetjet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS).

    Ndryshe, Krasniqi dhe Thaçi janë duke e përcjellë seancën përmes video-lidhjes, ndërsa Selimi dhe Veseli janë të pranishëm në sallë.

    Paraprakisht, është bërë një diskutim lidhur me mënyrën e paraqitjes së dokumenteve shtesë në listën e dokumenteve të palës thirrëse, por që gjykatësi Charles Smith tha se do të lejojmë të kalohet pak kohë dhe të mendohet për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

    Ndërkaq, nga ana e ZPS-së është kërkuar të kalohet në sesion privat për një kohë në mënyrë që të diskutohet edhe një çështje tjetër.

    Tani, pas dhënies së betimit, seanca po vazhdon në sesion publik me dëgjimin e dëshmitares Bozhaniq.

    Bozhaniq po dëshmon pa masa mbrojtëse në seancë publike.

    Këtë dëshmi, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi po e përcjellin përmes video lidhjes nga qendra e paraburgimit, ndërsa Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi janë të pranishëm në sallën e gjyqit.

    Në këtë proces gjyqësor deri tani janë dëgjuar gjashtëmbëdhjetë dëshmitarë të ZPS-së, vetëm dy prej tyre pa masa mbrojtëse dhe në seanca të hapura për publikun.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark