×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Dështim historik dhe strategjik”, Tahiri reagon për marrëveshjen në Ohër

    Insajderi
    19 March 2023 - 17:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dështim historik dhe strategjik, e ka quajtur marrëveshjen e djeshme në Ohër, ish-kryenegociatorja në dialogun teknik Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, shkruan Insajderi.

    Tahiri shprehet se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pranoi marrëveshje pa njohje të ndërsjellë Kosovë-Serbi dhe me Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe plus autonomi për komunitetin serb.

    Mes tjerash, ajo u bëri thirrje deputetëve të Kosovës ta korrigjojnë këtë, që sipas saj, është dështim historik i vendit, duke mos e miratuar atë në Kuvendin e Kosovës.

    “Kosova e fitoi luftën ndaj Serbisë, Kryeministri Kurti e dështoi Kosovën në tavolinë historikisht dhe strategjikisht. Pranoi marrëveshjen pa njohje me Serbinë, me asociacion dhe autonomi për pakicën serbe. Kuvendi i Kosovës dhe deputetët duhet ta bëjnë korigjimin e këtij dështimi historik duke mos miratuar këtë marrëveshje; të mos lejojnë këtë kapitullim të Kosovës përballë Serbisë, por ta jetësojnë kapitullimin e Serbisë në Kumanovë në 1999, të cilën e arritëm me luftën, gjakun  dhe diplomacinë e mençur të shqiptarëve”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark