Insajderi
Lajme

Dështimi i miratimit të Rezolutës për çmimin e energjisë elektrike, Krasniqi: Dëshmi tjetër se varfërimi është qëllimi i vetëm i këtij pushteti

Insajderi
08 February 2024 - 14:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dështimi i miratimit të Rezolutës për çmimin e energjisë elektrike, Krasniqi: Dëshmi tjetër se varfërimi është qëllimi i vetëm i këtij pushteti
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas dështimit të miratimit të rezolutës në lidhje me shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, e ka quajtur të turpshëm dështimin e miratimit të kësaj rezolute që ishte propozuar nga PDK-ja.

“Është vërtetë i turpshëm dështimi i miratimit të Rezolutës së propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, përmes së cilës kemi kërkuar anulimin e vendimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe heqjen e bllok-tarifës”, ka shkruar ai.

Kryetari i PDK-së, është shprehur se ata që e mbrojnë Martin Berishajn dhe Nagip Krasniqin, nuk iu bëhet vonë për ankesat e konsumatorëve sa i përket çështjes së faturave të rrymës.

“Natyrisht, atyre që e mbrojnë në çdo mënyrë e me çdo kusht Martin Berishajn e Nagip Krasniqin, nuk iu bëhet vonë për ankesat e shumë konsumatorëve që kanë pranuar e paguar fatura me çmime enorme përgjatë këtij dimri”.

Më tej, Krasniqi thotë se është tjetër dëshmi se varfërimi dhe përbuzja e qytetarëve të Kosovës, është qëllimi i vetëm i këtij pushteti.

“Abstenimi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje nga votimi i kësaj Rezolute – është një tjetër dëshmi se varfërimi dhe përbuzja e qytetarëve të Kosovës, është qëllimi i vetëm i këtij pushteti”, ka transmetuar Krasniqi. /Insajderi.org/

Postimi i plotë:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark