Një i ri në Kembrixh, Angli, tentoi të vidhte një biçikletë me vlerë 8 mijë funte në dyqan, por nuk ia arriti qëllimit
Hajduti mori biçikletën “Giant Defy SL” dhe doli me shpejtësi nga dera për t’u larguar me të, por nuk funksionoi. Stafi i dyqanit duket se e kishte menduar se herët a vonë, një tip i tillë, do të tentonte të kryente vjedhje dhe i kishin hekur pedalet biçikletës.
Menjëherë sapo ky i ri vuri re se biçikleta ishte pa pedale, ai e la atë jashtë dyqanit dhe u largua me shpejtësi me një makinë që e shoqëronte. Stafi i dyqanit doli jashtë me shpejtësi, por nuk arritën ta ndalonin hajdutin.
Kalimtarët arritën ta dallonin targën e makinës dhe ia raportuan atë policisë, por megjithatë, hajduti ende nuk është identifikuar, shkruan Top Channel.
Policia mbërriti në vendngjarje dhe publikoi pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë, për të shpresuar në identifikimin e autorin që tentoi të bënte të tijën biçikletën 8 mijë funte.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=40&v=XqC6Z0_Soao