×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Dështojnë tanket amerikanë në luftën me Rusinë, Ukraina i tërheq nga fronti

    Insajderi
    26 April 2024 - 19:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në janar të vitit të kaluar, Ukraina mori 31 tanke Abrams nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një prej të cilëve kushton 10 milionë euro, por tashmë “Associated Press” ka shkruar se Kievi ka marrë vendimin për t’i tërhequr nga vija e frontit.

    Vitin e kaluar u tha se tanket amerikanë do të luanin një rol të jashtëzakonshëm për të thyer barrierat mbrojtëse ruse, por tashmë ushtria e Putin duket se ua ka gjetur armën që mund t’i neutralizojë, dronët kamikazë, të cilët kanë detyruar Ukrainën t’i tërheq.

    Ndërkohë, gjatë një interviste në vizitën e tij në Berlin, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg, ka pranuar se aleanca nuk i kanë ofruar Kievit mbështetjen e premtuar gjatë muajve të fundit.

    Mes vonesave dhe hezitimit në dërgimin e ndihmave, Ukraina po përballet me humbje në fushëbetejë, teksa Rusia ka supermacinë ne tokë dhe ajër.

    E megjithatë, shefi i NATO-s thekson se nuk është shumë vonë për një fitore të Ukrainës teksa, më shumë ndihma pritet të dërgohen së shpejti. “Është përgjegjësia jonë t’i përkthejmë premtimet në furnizime reale të armatimeve me municione dhe që ta bëjmë këtë sa më parë”, ishin fjalët e Stoltenberg./a2cnn/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark