×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi ku do të shqyrtohej Projektligji për Fondin Sovran

    Insajderi
    29 November 2023 - 10:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka dështuar mbledhja e Komisionit për Ekonomi për shqyrtimin e raportit me rekomandime për lexim të dytë për Projektligjin për Fondin Sovran të Republikës së Kosovës.

    “Mbledhja nuk do të mbahet, sepse ata kanë kërkuar që të shtyhet me datë tjetër. Kërkoj mirëkuptim”, tha Ferat Shala, kryetar i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

    “Kjo është një praktikë që shumica parlamentare po e përdor taktikisht për t’i ikur debatit për Fondin Sovran, dhe për t’i ikur debatit për ligjet e ndjeshme të cilat po e prekin në substancë ekonominë e vendit tonë”, shtoi ai.

    “Miratimi i ligjeve të tilla i amandamenteve, pa u diskutuar në Komisionin për Ekonomi, veçanërisht i ligjit për fondin sovran, lë shumë për të kuptuar që kemi të bëjmë me një ligj jozhvillimor, jo në përputhshmëri me procedurat dhe rregullat demokratike dhe ligjore për ekonominë e vendit tonë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark