×
  • Lajme
  • Lajme

    Dështon miratimi i komisionit hetimor për tenderët një burimorë

    Insajderi
    28 March 2024 - 13:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka dështuar themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procedurat e prokurimeve të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë, në ministri dhe në ndërmarrje publike qendrore.

    Në sallë ishin të pranishëm 63 deputetë, ndërsa në votim morën pjesë 26 përfshirë edhe Konjufcën që votoi pro themelimit të këtij komisioni.

    “Vetëm 26 deputetë morën pjesë në votim, nuk kemi kuorum me vendos”, u shpreh Konjufca.

    Ky dështim erdhi si pasojë e mungesës së kuorumit me deputetët e mazhorancës që e lëshuan sallën në momentin e votimit.

    Kryeparlamentari Glauk Konjufca, ishte i vetmi deputet i shumicës që votoi pro themelimit të Komisionit Hetimor Parlamentar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark