
Abedin Ismajli, Fisnik Uka dhe Besart Mulaku ranë nën prangat e Policisë së Kosovës, pas një operacioni të autoritetit ligjzbatues dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë pasi të dyshuarve ju gjetën substancë narkotike të llojit kokainë në sasi prej afro pesë kilogramë. Gazeta Insajderi ju sjell detaje ekskluzive se si të dyshuarit ranë nën rrengun e autoriteteve ligjzbatuese tre të dyshuarit:
Gazeta Insajderi ka parë ekskluzivisht dosjen e Prokurorisë, në të cilën tregohet se si policia përmes metodave të tyre arritën që t’i bindin të dyshuarit të blinin kokainë nga ta.
Siç e përshkruan dosja e Prokurorisë, Abedin Ismajli arrestohet menjëherë, kurse Fisnik Uka ka filluar të ikë në këmbë ku përgjatë ikjes i bie pistoleta e tipit ‘Glock’, të cilin provon ta repertirat para se të bie në prangat e uniformave blu.
SHIH EDHE:
Besart Mulaku, i cili kishte rolin e vëzhguesit të takimit, pas rastit ikën me një ‘Golf 7’ dhe shkon pranë banesës së Fisnik Ukës në Fushë Kosovë, të cilën po e paguanin me qiranë bashkë me të. Pikërisht aty kapet nga policia dhe në atë veturë përgjatë kontrollit policia has në një “bunker” ku i gjejnë kokainë në peshë prej 1.5 kilogramë dhe fishekë të armës së shkurtër.
Ndaj të pandehurve Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar të caktohet masa e paraburgimit prej 30-ditësh, nën rrezikun për arratisje dhe përsëritje të veprës penale.
Operacioni është udhëhequr nga Bashkim Zeqaj, shef i Krimeve të Rënda në Prokurorinë e Prishtinës.
Pjesë e këtij operacioni ishte edhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI).
Një ditë më vonë u realizua edhe një operacion anti-drogë në Komunën e Prizrenit, si rast i ndarë nga ai i rajonit të Prishtinës. Atje u gjet një laborator i drogës, ku siç raportoi Insajderi dje, në pranga ranë Armando Simonak dhe Fejsal Hajredini.
Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu konfirmoi për Gazetën Insajderi zhvillimin e aksionit anti-drogë.
Gjatë aksionit, Policia e Kosovës ka konfiskuar pajisje të shumta laboratorike, si dhe sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike, siç shihen edhe në fotot e dërguara nga vendi i laboratorit. /Insajderi.org/