Kokainë në vlerë mbi 100 mijë euro- Këta janë të arrestuarit nga aksioni anti-drogë në Prishtinë, çka tjetër u konfiskua? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kokainë në vlerë mbi 100 mijë euro- Këta janë të arrestuarit nga aksioni anti-drogë në Prishtinë, çka tjetër u konfiskua?

    Insajderi
    22 April 2025 - 21:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një operacion anti-drogë u zhvillua në Prishtinë dhe jashtë saj të martën, ku ranë në pranga tre persona.

    Gazeta Insajderi mëson se përveç Fisnik Ukës, të arrestuar janë edhe Abedin Ismajli dhe Besart Mulaku.

    LEXO EDHE:

    Përgjatë bastisjes nëpër shtëpitë e të dyshuarve, janë sekuestruar 2,6 kilogramë drogë, një armë me 35 fishekë, dy vetura, tre telefona, katër mijë euro para të gatshme dhe prova të tjera materiale.

    Burime të Insajderit bëjnë tutje me dije se në vendngjarje u arrestuan edhe dy persona të tjerë që tentuan të iknin me veturën e tyre, e cila kishte targa të falsifikuara, të cilëve iu gjet një armë zjarri.

    Megjithatë, pasi nuk kishin lidhje me rastin, procedurat ndaj tyre janë ndarë dhe po trajtohen nga stacioni jugor në Prishtinë. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark