Detaje nga aksioni i policisë ndaj Mobi-shopeve mbrëmë në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Detaje nga aksioni i policisë ndaj Mobi-shopeve mbrëmë në Prishtinë

    Insajderi
    08 November 2023 - 09:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksionin e djeshëm në 31 “Mobile shop”-e në Prishtinë.

    Sipas policisë gjatë këtij aksioni janë gjetur dhe sekuestruar 118 smart phone, 3 tabletë, 11 airpods për shkak të dyshimit për shmangie nga tatimi dhe kontrabandë me mallra.

    Një lokal është mbyllur nga inspektorati për shkak se nuk ishte i regjistruar si biznes dhe një lokal është bllombuar për shkak se kishte qenë i mbyllur.

    “Prishtinë 07.11.2023. Bazuar në urdhëresën e prokurorisë, janë kryer kontrolle në 31 lokacione (lokale Mobil-Shop), ku janë sekuestruar 118 smart phone, 3 tabletë, 11 airpods për shkak të dyshimit për shmangie nga tatimi dhe kontrabandë me mallra. Një lokal është mbyllur nga inspektorati për shkak se nuk ishte i regjistruar si biznes dhe një lokal është bllombuar për shkak se kishte qenë i mbyllur. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim e Policisë


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark