×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Krimet ekonomike “godasin” mobil shopat në Prishtinë, sekuestrohen 118 telefona

    Insajderi
    07 November 2023 - 17:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë ka konfiskuar 118 telefona, ndërsa ka kontrolluar 31 mobil shopa.

    Sipas njoftimit të policisë, një lokal është mbyllur në mungesë të dokumentacionit, ndërkaq një tjetër është bllombuar.

    “Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, gjegjësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë përmes një plani operativ ka realizuar zbatimin e një urdhër të kontrollit dhe lidhur me rastin janë ndërmarr të gjitha veprimet hetimore të përcaktuara në Autorizimin e lëshuar nga PTH – Prishtinë”, thuhet në njoftim.

    “Gjatë gjithë kohës hetuesit kanë qenë në koordinim dhe konsultim të vazhdueshme me Prokurorinë dhe si rezultat i veprimeve të ndërmarra, nga Gjykata Themelore në Prishtinë është siguruar “Urdhëresa për kontroll”, në bazë të së cilës sot me datë 07.11.2023, është realizuar Operacioni i përbashkët me Inspektorët e Tregut nga MINT”, vijon njoftimi.

    Inspektorë nga MINT dhe operacioni ka rezultuar si në vijim:

    – (31) lokacione, lokale/Mobile Shop) janë kontrolluar, në Prishtinë.

    – (118) Telefona të mençur (Smart Phone) janë sekuestruar.

    – (3) Tablet (IPod)

    – (11) Airpods

    – (1) lokal është mbyllur nga Inspektorati në mungesë të dokumentacioneve (biznes i pa regjistruar)

    – (1) lokal është bllombuar nga Inspektorati, pasi që ka qenë i mbyllur dhe nuk është hapur deri në

    përfundim të operacionit.

    Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se të dyshuari (Pronaret e bizneseve të kontrolluara), dyshohet se kanë kryer veprat penale:

    • “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”

    • “Kontrabandimi i mallrave” dhe

    • “Shmangia nga tatimi”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark