Insajderi
Botë

Detaje nga vrasja e 12 vjeçares, një grua e detyroi të bënte dush pastaj e përdhunoi

Insajderi
18 October 2022 - 18:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Detaje nga vrasja e 12 vjeçares, një grua e detyroi të bënte dush pastaj e përdhunoi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një grua e pastrehë nga Franca, 24-vjeçarja Dahbia B., dyshohet se është përfshirë në vrasjen e një vajze 12-vjeçare, Love Laviet, në Paris.

Kujtojmë se trupi i një vajze 12-vjeçare, e cila u vra mbrëmjen e së premtes në Paris, u gjet në një valixhe në një rrugë jo shumë larg pallatit ku jetonte me prindërit e saj.

Pasi Lola nuk u kthye nga shkolla të premten, prindërit e saj kanë lajmëruar policinë dhe kanë nisur kërkimet.

Një i pastrehë e gjeti trupin e saj në një valixhe në rrugë.

E dyshuara, një grua e pastrehë nga Algjeria, dyshohet se ka probleme të rënda mendore dhe akuzohet për vrasje, përdhunim dhe torturim të një vajze 12-vjeçare.

Daily Mail publikoi detaje të krimit të rëndë. Në njoftimin për media, prokurorët kanë thënë se gjatë marrjes në pyetje, e dyshuara femër ka dhënë deklarata të ndryshme, mes pranimit të krimit dhe mohimit të vrasjes.

Ata thanë se gruaja e pastrehë e ka çuar Lolën në banesën e motrës së saj dhe e ka detyruar të bëjë dush.

E dyshuara tha se pasi vajza kishte bërë dush, ajo ka kryer një krim të natyrës seksuale dhe akte të tjera të dhunshme që çuan në vdekjen e 12-vjeçares dhe se e kishte fshehur trupin në një valixhe.

“Ajo mburrej për shitjen e pjesëve të trupit. Dëshmitë sugjerojnë se vajza u dërgua në bodrumin e banesës, ku u torturua dhe përdhunohej përpara se të mbytej”, tha një burim nga hetimi për Daily Mail.

Gruaja e dyshuar e pastrehë nuk ka precedentë penalë dhe ka qenë viktimë e dhunës në familje në vitin 2018. Pasi gruas iu shfaqën foto të trupit të Lolës, dyshohet se ajo u përgjigj se edhe ajo ishte përdhunuar. “Pashë prindërit e mi të vdisnin para meje”, tha ajo.

Babai i Lolës, një roje sigurie në ndërtesë, pa një grua të panjohur të hynte në ndërtesë me vajzën e tij kur po kontrollonte pamjet e kamerave të vëzhgimit.

Dëshmitarët më vonë thanë se panë një grua duke tërhequr zvarrë një valixhe. “Ishte njollosur me gjak dhe mbante erë të fortë zbardhues”, thanë ata.

Para se të gjendej trupi, nëna e Lolës postoi një foto të vajzës dhe gruas që besohet se e kishte joshur dhe rrëmbyer në Facebook.

Policia gjeti gjurmë sherri në bodrum, si dhe shirit dhe një bisturi. Prindërit e Lolës janë kujdestarë profesionistë të një sërë ndërtesash në veri të Parisit, duke përfshirë edhe atë ku jetojnë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark