×
  • Lajme
  • Lajme

    Detaje nga vrasja me snajper e 22 vjeçarit në Vlorë, viktima ishte djali i ish-anëtarit të bandës së njohur

    Insajderi
    08 January 2024 - 12:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të tjera detaje kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Vlorë gjatë mbrëmjes së djeshme, ku 22-vjeçari Gëzim Sinomati u vra me snajper, sapo doli në ballkonin e banesës së tij.

    Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrjeje, ndërsa i riu sapo ishte kthyer nga Belgjika.

    Atentorët kanë shtënë nga makina e cila ka qenë parkuar para ballkonit të 22- vjeçarit.

    Makina tip “BMW” ka qenë parkuar rreth 30 minuta para pallatit dhe kur ka dalë në ballkon shenjestra, është shtënë, pasi një plumb e ka marrë në kokë dhe ka përfunduar në tavanin e shtëpisë.

    Mediat në Shqipëri raportojnë se mbiemri i tij është i njohur për drejtësinë.

    Dy vite më parë më 3 janar, xhaxhait të viktimës, Bernard Sinomatit i kanë vendosur lëndë plasëse në automjetin që e kishte të parkuar në lagjen “Hajro Çakërri” në të njëjtin vend ku ka ndodhur ekzekutimi i 22 vjeçarit.

    Bernard Sinomati është emër i njohur për policinë. Në vitin 2015 është arrestuar nga policia në Vlorë për armëmbajtje pa leje. Ndërsa rezulton i dënuar në Belgjikë, ku nga burgu ka dalë në vitin 2021.

    22-vjeçari Gëzim Sinomati është djali i Sokol Sinomatit i cili njihet me nofkën “buzëderri”. Ai u arratis nga burgu i Peqinit në vitin 2017, pasi kishte marrë leje në burgun e Peqinit dhe nuk u kthye më.

    Shpallja e tij në kërkim me kartele jeshile rezulton të jetë kryer në datë 12 shtator 2017. Menjëherë, sapo doli nga burgu, ai mori të vëllain Bernardin dhe djalin adoleshent asokohe dhe u largua nga Shqipëria. Dyshohet se u vendosën në Belgjikë. Në vitin kur ai u arratis, Sokol Sinomati vazhdonte të vuante dënimin për vrasjen e Elton Tatos dhe plagosjen e Robert Borakut, ngjarje që sipas vendimit të gjykatës së Vlorës ka ndodhur në qershor të vitit 2002.

    Por ai njihet gjithashtu si ushtar i grupit të Gaxhait tregojnë kartelat e policisë Sokol Sinomati dhe Armando Sulejmani (Cipuri) pavarësisht se u gjetën fajtorë nga shkalla e parë e krimeve të rënda për pjesëmarrje në bandën e armatosur të Gazmir Brakës( Gaxhai), gjykata e lartë në vendimin Nr.48 i shpalli fajtorë vetëm për vjedhje me dhunë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark