×
  • Lajme
  • Lajme

    Detaje nga vrasja në Veternik – dyshohet se edhe njëri nga hajnat iku i plagosur

    Insajderi
    28 November 2018 - 23:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një person mbeti i vrarë mbrëmjen e kaluar në Veternik të Prishtinës.

    Katër persona hynë në shtëpinë e një banori të kësaj pjese në mënyrë që të kryenin një vjedhje. Por është pikërisht pronari shtëpisë i cili në momentin e ballafaqimit me personat e armatosur për t’u vetëmbrojtur, shtiu me armë në drejtim të tyre.

     

    Por kjo nuk është e tëra. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka në një prononcim për Indeksonline ka deklaruar se nga vendi i ngjarjes në Veternik u largua edhe një person tjetër i plagosur.

     

    “Dyshohet se nga vendi i ngjarjes ka ikur i plagosur njeri nga pjesëmarrësit. Por mbetet që hetimet e mëtejshme ta vërtetojnë këtë”, ka thënë shkurt Beka.

    Ndryshe gjatë ditës është raportuar se personi që humbi jetën mbrëmë është Kujtim Krasniqi, rreth të 40-ve, nga fshati Makovc.

    Hetuesit policor të Kosovës qëndruan mbrëmë deri vonë në vendin ku edhe ndodhi ngjarja në mënyrë që të mbledhin të gjitha provat e nevojshme për të zbardhur rastin.

    Personi i cili shtiu në drejtim të personave të dyshuar dhe la të vdekur njërin prej tyre u lirua menjëherë me urdhër të Prokurorisë së Shtetit, pasi që arma e tij ishte me leje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark