×
  • Lajme
  • Showbiz
  • Lajme

    Detaje të reja – Kishte të ftuar Noizyn, Ledrin, Genën e shumë VIP-a, i plagosuri pronar i lokalit të njohur në Sarandë

    Insajderi
    20 June 2021 - 16:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të tjera detaje kanë dalë nga plagosja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë, ku mbeti i plagusur me 20 plumba pronari i lokalit të ‘Orange Bar’.

    Biznesi i shënjestrës së autorëve, “Orange Bar” , në afërsi të vendit ku ndodhu atentati, ka qenë mjaft i frekuentuar në Sarandë. Nga një vëzhgim i faqes së lokalit në rrjetet sociale duket se në të kanë qenë të ftuar shumë këngëtarë të njohur në vend.

    Mes VIP-ve më të njohur që janë ftuar për të performuar në “Orange Bar” janë Ledri Vula, Noizy, Majk dhe Gena, të cilët ftohen për të argëtuar turistët.

    Sot në mëngjes, pranë këtij lokali, persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri atomatiku rreth 20 herë ndaj biznesmenit Spiro Iljadhi, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Tiranës pas plagëve të marra në bark. Bashkë me të u plagos edhe një kalimtar i rastit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark