×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Detaje të reja- Në cilin fshat fshihej Sokol Halili gjatë arratisë

    Insajderi
    02 December 2022 - 15:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sokol Halili nuk pranoi t`i dorëzohej policisë për vrasjen e ish-bashkëshortes dhe foshnjës në bark. Ai bëri vetëvrasje konfirmoi Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.

    Para se Sokol Halili të vriste veten në prani të Policisë së Kosovës, kjo e fundit ka rrethuar shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e ish-bashkëshortes shtatzënë në oborrin e QKUK-së. Pamjet tregojnë momentin kur i bëhet thirrje për për dorëzim

    Ndërsa janë zbuluar detaje të reja. Burime të Gazetës Insajderi bëjn me dije se Halili një natë më parë po qëndronte në një fshat të Lipjanit në Kraishtë.

    Sipas këtij burimi më pas ai erdhi në shtëpi dhe policia ka arritur ta gjej përmes sinjalit të telefonit.

    Lidhur me rastin, ka folur prokurori i rastit, Shukri Jashari.

    Ai ka thënë se Halili deri në emergjencë ka pasur shenja jete.

    “Sokol Halili është vrarë në shtëpinë e tij. Mjeku në Emergjencë e ka konstatua vdekjen e tij. Ai direkt është dërguar për në Emergjencë pasi që kishte shenja jete, duke e dërguar atje ka vdekur”, ka thënë Jashari”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark