×
  • Showbiz
  • Show

    Detaje të reja nga dasma e Arbanës dhe Eduartit (Foto)

    Insajderi
    16 June 2023 - 10:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjithçka është gati në Toskana, ku Arbana dhe Eduarti do të kurorëzojnë dashurinë këtë fundjavë. Edhe vetë moderatorja ndodhet atje disa ditë para dasmës.

    Teksa pjesa më e madhe e detajeve të kësaj ceremonie janë zbuluar, kishin mbetur mister edhe ftesat. Edhe ky mister është zgjidhur dhe ata duken kështu:

    Arbana dhe Eduarti- dasmë

    Siç edhe e shihni moderatorja ka zgjedhur që ata të jenë minimaliste, të bardha dhe me emrat dhe datën të gdhendur sipër.

    Celebrimi i tyre është menduar të bëhet në natyrë, në perëndimin e diellit, ku çifti do t’i thotë “po” njëri-tjetrit në praninë e qindra të ftuarve.

    Menyja do t’i besohet restorantit italian, çfarë do të sjellë me gjasa një menu vendase.

    Megjithatë, e gjithë skuadra për nusen do të vijë nga Shqipëria.

    Fustani, aksesorët, grimieri dhe gjithçka tjetër do të udhëtojnë me Arbanën dhe Eduartin.

    Bruno dhe Klajdi do të jenë në skenë, por këtë herë do t’u bashkohet edhe Flor Mumajesi.

    Për të celebruar dashurinë e dyshes, do të jetë edhe Ylli Limani, një nga artistët e preferuar të Arbanës.

    Me gjasa nuk do të mungojnë as disa nga yjet e “Big Brother”-it.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark