Insajderi
Lajme

Detaje të reja nga Policia – ja çka iu gjetë 30 vjeçarit të dyshuar për vrasjen e Qamlit Demirit

Insajderi
06 October 2021 - 16:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Detaje të reja nga Policia – ja çka iu gjetë 30 vjeçarit të dyshuar për vrasjen e Qamlit Demirit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një pistoletë me një karikator me 3 fishekë i janë konfiskuar I.S sot, të dyshuarit të katër për vrasjen e Qamil Demirit që ndodhi me 22 gusht të vitit të kaluar në fshatin Nekoc të Drenasit.

I.S është arrestuar sot nga katër civilë në rrugën “Tringë Smajli”. Momentin e arrestimit të tij ka arritur ta kap Gazeta Insajderi.

Të dyshuar për vrasjen Demirit ishin katër persona, tre nga të cilët pasi ishin arratisur, ishin vetëdorëzuar në polici. Derisa sot u arrestuar edhe personi i katër.

“Më datë 22.08.2020, në fshatin Nekoc të Gllogocit, kishte ndodhur rasti ‘vrasje e rëndë’. Lidhur me rastin, në atë kohë janë arrestuar tre persona të dyshuar të përfshirë në rast. I dyshuari i katërt I.S., (viti i lindjes 1991, mashkull kosovar) që nga ajo ditë ndodhej në arrati. Lënda është dërguar në prokurori me kallëzim penal ndaj të dyshuarave, ndërsa nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, është lëshuar URDHËR ARREST ndaj të dyshuarit I.S.”, ka bërë të ditur policia.

Policia ka njoftuar se në banesën ku ishte duke jetuar i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator dhe tre fishekë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Sot, më 06.10.2021, rreth orës 09:30, në rrugën ‘Tring Ismaili’ Prishtinë nga hetuesit policorë është arrestuar i dyshuari I.S., në banesën ku ka qenë duke jetuar. Të dyshuarit në banesë i është gjetur një pistoletë me një karikator me 3 fishekë. I njëjti është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës sipas detyrës zyrtare dhe me aktvendim mbi ndalimin nga prokurorja e rastit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, ka bërë të ditur policia.

50-vjeçari Qamil Demiri kishte mbetur i vdekur pasi ishte qëlluar me armë zjarri.

Në konflikt ishin të përfshira familja e Shaban Sylës ( i dënuar për rastin “Bllaca 2”) dhe familja Demiri.

Pas vrasjes, katër të dyshuarit ishin arratisur, ndërkaq pas disa ditësh, tre prej tyre u vetëdorëzuan në polici.

Në arrati kishte mbetur edhe personi i katërt, i cili u arrestua sot nga policia.

Lexo edhe:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark