×
Analiza

Detaje të skandalit të madh të kompanisë që u përfshi në ryshfet e që Kurti ëndërronte ta vizitonte

Insajderi
11 July 2022 - 14:51
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Më shumë se 124 mijë dokumente konfidenciale janë publikuar në “The Guardian” rreth kompanisë gjidante amerikane “Uber”, sipas të cilave “kanë blerë politikanë botërorë duke i shkelur ligjet”, me qëllim zgjerimin e afarizmit në nivel global. Të përfshirë në skandal përveç të tjerëve janë edhe dy emra të politikës botërore Joe Biden dhe Manuel Macron. Këtë kompani e kishte pasur ëndërr ta vizitonte edhe kryeministri Albin Kurti. Ëndrrën e realizoi gjatë vizitës tre javore në ShBA, atje kur edhe i kërkoi drejtuesve të saj të investojnë edhe në Kosovë.

Me 11 maj të këtij viti, gjatë vizitës së tij tri javore në Shtetet e Bashkuara Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me drejtues të kompanisë së taksive UBER, e cila është përfshirë në një skandal të madh të ryshfetit.

Një deputetet i Vetëvendosje tregoi se vizita në UBER dhe kompanitë tjera në ShBA kanë qenë ëndër e kryeminitrit Albin Kurti.

Armend Muja foli për këtë ëndërr të kryeministrit Kurti në T7.

“Z. Kurti e ka pasur si ëndërr me shku edhe me i taku të gjitha kompanitë e transformimit digjital marrë parasysh që Kosova e ka një gjeneratë të re e sidomos të rinjtë e të rejat që fokusohen në fushën e IT dhe transformimit digjital por në të njëjtën kohë edhe investimet e huaja direkte Kosova kryesisht i pranon kohëve të fundit në këtë sferë”, tha Muja.

Kurti gjatë kësaj vizite, iu kërkonte drejtuesve të UBER ta përfshijnë Kosovën në planet e tyre zgjerimit, kompani kjo me të hyra vjetore prej 5.8 miliardë dollarë, e cila operon në mbi 70 shtete dhe mbi 10 mijë qytete anembanë botës, shkruan Gazeta Insajderi.

Në një komunikatë për media bëhej e ditur se në këtë takim, kryeministri Kurti foli për potencialin dhe kapacitetet e Kosovës në fushën e Teknologjisë së Informacionit.

“Mbi 650 kompani në këtë sektor, 70% e të cilave eksportojnë shërbime kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, tregojnë për potencialin e madh dhe të dëshmuar të këtij sektori. Ndërkaq shtimi i numrit të të diplomuarve në fushën e shkencave kompjuterike dhe teknologjisë së informacionit tregon për kapacitetin në rritje të vendit tonë”, ka thënë Kurti gjatë takimit me shefin e Politikave Publike të Uber.

Nga Macron te Biden – Politikanët e përfshirë në skandalin e “Uber”

Skandali në kompaninë UBER u bë i ditur pasi që “The Guardian” ka zbuluar më shumë se 124 mijë dokumente konfidenciale.

Kompanisë gjigante amerikane UBER, sipas dokumentave në të cilat u bazua raportimi i “The Guardina”, kanë blerë politikanë botërorë duke i shkelur ligjet, me qëllim zgjerimin e afarizmit në nivel global

Sipas raportimit, dosjet ekspozojnë përpjekjet për të lobuar te presidenti amerikan, Joe Biden, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe George Osborne.

Dosjet zbulojnë se Joe Biden, u përfshi në këtë skandal gjatë kohës kur ishte nënpresident i Shteteve të Bashkuara.

Kur Biden, mbështetës i Uber-it në atë kohë, ishte vonë në një takim me kompaninë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Kalanick i dërgoi një mesazh kolegut: “Kam kërkuar që njerëzit e mi ta njoftojnë se çdo minutë që vonohet, është një minutë më pak që do të ketë me mua.”

Pas takimit me Kalanick, Biden duket se e ka ndryshuar fjalimin e tij të përgatitur në Davos për t’iu referuar një CEO, kompania e të cilit do t’u jepte miliona punonjësve “lirinë për të punuar sa më shumë orë që dëshirojnë, për të menaxhuar jetën e tyre ashtu siç dëshirojnë”.

Në një deklaratë në përgjigje të informacioneve të botuara, Uber pranoi “gabime dhe hapat e gabuar”, por shtoi se ishte transformuar që nga viti 2017 nën udhëheqjen e shefit ekzekutiv aktual, Dara Khosroëshahi. 

Ndërsa Emmanuel Macron, del në pah se ndihmoi fshehurazi lobimin e Uber në Francë. Në atë periudhë Macron ishte ministër i ekonomisë, dhe me lehtësi të madhe i lejonte Uber-it akses të shpeshtë dhe të drejtpërdrejtë tek ai dhe stafi i tij.

Ai e shihte Uber-in si një burim rritjeje dhe kishte shumë nevojë për punë të reja dhe ishte i etur për të ndihmuar. Atë tetor, ai zhvilloi një takim me Kalanick dhe drejtues e lobistë të tjerë, i cili shënoi fillimin e një qëndrimi të gjatë por pak të publikuar si një kampion i interesave të firmës kontroverse brenda qeverisë.

Lobisti i Uber, Mark MacGann e përshkroi takimin si “spektakolar. Emmanuel dhe Travis u takuan të paktën katër herë, sipas dosjeve në Paris dhe në konferencën e Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër.
Më parë është raportuar vetëm takimi i Davosit. Në një moment Uber i shkroi Macron duke thënë se ishte “jashtëzakonisht mirënjohës.”

Taksistët francezë u indinjuan veçanërisht nga lansimi i UberPop në vitin 2014 – një shërbim që lejoi shoferët e palicencuar të ofrojnë udhëtime, me çmime shumë më të ulëta. Gjykatat dhe parlamenti e ndaluan atë, por Uber vazhdoi punën pavarësisht kundërshtimeve.

Macron nuk mendoi se kishte një të ardhme për UberPop, por ai pranoi të punonte me kompaninë për të rishkruar ligjet e Francës që rregullojnë shërbimet e tjera të saj. Më 25 qershor 2015, protestat u bënë të dhunshme dhe një javë më vonë, Macron i dërgoi mesazh Kalanick duke i ofruar një ofertë.

Në të njëjtën ditë, Uber njoftoi pezullimin e UberPop në Francë. Muaj më vonë, Macron nënshkroi një dekret që lehtësonte kërkesat për licencimin e shoferëve të Uber.

Forcimi i marrëdhënieve të tani-presidentit të Francës me firmën e diskutueshme globale që ishte në kundërshtim me ligjin francez nuk është zbuluar deri më tani.

Rrjedhja e këtyr dokumente të rëndësishme te media, përfshin një periudhën pesëvjeçare kur Uber drejtohej nga bashkëthemeluesi i saj Travis Kalanick, i cili u përpoq të detyronte shërbimin e transportit me taksi në qytete në mbarë botën, edhe nëse kjo nënkuptonte shkelje të ligjeve dhe rregulloreve të taksive.

Dokumentet që mbajnë datat nga viti 2013 deri në 2017, përfshijnë më shumë se 83,000 email, mesazhe iMessages dhe ëhatsApp, duke përfshirë shpesh komunikime midis Kalanick dhe ekipit të tij kryesor të drejtuesve.

Skandali i kompanisë “Uber” shtrihet deri në Rusi

Një fushatë lobuese e panjohur më parë e kompanisë UBER është shtrirë edhe në Rusi. Kështu zbulojnë mijëra dokument që kanë rrjedhur e kanë rënë në dorë të gazetarëve të The Guardian.

Gazetarët zbulojnë se si në 2015-16 Uber u përpoq të siguronte ndikim në nivelet më të larta të shtetit rus duke iu afruar oligarkëve që thuhet se kishin lidhje të ngushta me Kremlinin dhe duke i inkurajuar ata të investonin në kompani.

Madje raportohet se kompania e taksive UBER punësoi fshehurazi një operativ politik të lidhur me oligarkët rusë në një përpjekje për të blerë influencë në vend.

Marrëveshja ishte pjesë e një përpjekjeje të bashkërenduar nga kompania e Silicon Valley për t’u afruar me disa disa miliarderë, si dhe zyrtarë të lartë shtetërorë që dyshohet se ishin në linjë me Vladimir Putin në një përpjekje për të siguruar vendin e saj në tregun rus.

Por është marrëveshja me Vladimir Senin – një lobist me ndikim në atë kohë dhe tani një anëtar pro-Kremlinit i Dumës së Shtetit – që mund të rezultojë më e dëmshme për Uber. Ish-prokurorët amerikanë dhe ekspertët e korrupsionit thanë se rrethanat në të cilat Uber punësoi Senin në 2016 duhet të kishin ngritur “flamuj të kuq” dhe të rrezikonin shkeljen e ligjeve të SHBA-së kundër ryshfetit.

Uber pranoi se kishte punësuar Senin dhe i kishte paguar atij qindra mijëra dollarë, por tha se nuk besonte se kishte ndonjë shkelje të ligjit. Duke iu referuar lidhjeve të tij me Putinin, një zëdhënës i kompanisë tha: “Ne sigurisht që nuk do të merreshim me zotin Senin apo të tjerë si ai sot”. /Gazeta Insajderi

Më shumë rreth këtij skandali:

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark