Modeli ri i BMW M3, ka grill shumë më të ngritur se paraardhësi
Kjo nuk është hera e parë, që po shihet BMW M3 gjatë fazës së testimit, vetëm se kësaj rradhe, reportetët e kapën derisa po transportohej mbi rimorkion e një kamioni.
Në këtë formë, u kap në afërsi dhe mund të shihen edhe disa prej detajeve të dizajnit të kësaj makine të re, për të vërejtur se si mund të duket kur të del nga prodhimi.
Deri në fazën finale, gjithçka mund të ndryshojë, vetëm se deri më tani, vërehet ndryshimi i grillit që është shumë më i ngritur. Mbrojtëset në të dy anët janë më të gjëra, duke bërë të dallojnë nga ato të paardhësit, me linja shumë më të rrubullakosura.
Ende nuk është bërë e ditur, se kur do të lansohet kjo makinë, që në brendi do t’i ketë deri në 500 kuaj fuqi, si dhe të ofrojë shpejtësi të konsiderueshme. /Telegrafi/